Natasha Andanova: Na presin dy ndeshje të vështira, shansin do ta kërkojmë kundër Austrisë

Publikuar më 15 Септември, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes drejt Anglisë për ndeshjen e eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2023. Përfaqësuesja jonë e femrave kundër Anglisë që është favoriti kryesor i grupit do ti nis eliminatoret për kampionatin që do të mbahet në Australi dhe Zelanden e Re.

Kundër Anglisë do të luajmë me 17 shtator në Sautempton, ndërsa katër ditë më vonë në arenën “Todor Proeski” do të përballemi me Austrinë.

Kapitenia e përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë dhe pjesëtarë e skuadrës spanjolle, Levante, Natasha Andonova ka thënë se shanset për të arritur rezultat të mirë duhet ta kërkojmë në ndeshjen kundër Austrisë para publikut tonë.

“Na presin dy ndeshje kundër dy përfaqësueseve të forta. Përfaqësuesja e Anglisë është favorit absulut në grup, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre. Austria nuk është në nivelin e Anglisë dhe mendoj se shanset për të arritur pikë i kemi ndaj tyre.

- Gjithmonë përpiqem ti shikojë gjërat realisht, ashtu edhe kësaj radhe. Mendoj që nuk duhet të presim ndonjë mrekulli në këto eliminatore, duhet të vetëm vazhdojmë të punojmë shumë dhe ti ndëgjojmë këshillat e seleksionuesit tonë. Një problem objektiv është fakti se në këtë përbërje të Maqedonisë kemi shumë futbolliste nga kampionati vendor, të cilat nuk kanë shumë përvojë në arenën ndërkombëtare në krahasim me përfaqësueset tjera.

-Kemi punuar shumë këto ditë, kemi komunim të shkëlqyeshëm me seleksionuesin, kemi atmosferë pozitive dhe po përpiqemi gjithë atë ta shfrytëzojmë për të luajtur më mirë në këto dy ndeshje”.





   
   
Reprezentacioni A