Muamed Sejdini: Urime përfaqësueses së futsallit, FFM gjithmonë mundëson kushtet më të mira

Publikuar më 04 Февруари, 2019 Lajme


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë me tre fitore kundër Greqisë, Shqipërisë dhe San Marinos mbylli me sukses paraqitjen në turneun parakualifikues dhe siguroi vend në fazën e rradhës për kualifikim në Kampionatin Botëror. Maqedonia në fazën kryesore në muajin tetor do të përballet me Ukrainën, Slloveninë dhe Kosovën, ndërsa turneu do të organizohet në Ukrainë.

Ekipi nacional i Maqedonisë në futsal me arritjen e vendit të parë në grup jep shpresë dhe motiv se kjo periudhë do të jetë pozitive në aspekt të rezultateve për ekipet tona përfaqësuese të cilat do të kenë një sërë ndeshjesh nën ogranizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Në atë drejtim, FFM jep mbështetje të plotë, logjistike dhe organizative, e gjitha me qëllim ekipet përfaqësuese të jenë në nivel me kombëtaret më të mira europiane.

“Kemi kaluar disa ditë me përfaqësuesen e futsallit dhe patjetër t’i përgëzojmë çunat. Respektohen mes veti, shoqëria mes tyre shihet në çdo hap dhe ajo atmosferë e mirë që karakterizon përfaqësuesen u bart edhe në terren. Urime për vendin e parë, shpresoj që kjo energji dhe motiv të bartet edhe në kualifikimet në Ukrainë kur do të kërkojmë një prej dy vendet e para. Gjithashtu, si Federatë na gëzon fakti se turneu që u organizua në vendin tonë kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithçka ishte në nivel dhe dëshmi për këtë janë komplimentet që kemi pranuar nga përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë turne, si dhe nga UEFA”, shprehet u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Në periudhën që pason disa ekipe përfaqësuese do të kenë ndeshje kontrolluese me qëllim përgatitjen sa më të mirë për ndeshjen e rëndësishme kualifikuese që i presin. Maqedonia U21 muajin e ardhshëm në Antalia të Turqisë do të merr pjesë në ‘Kupën e Antalisë” ku do të zhvillojë duele me karakter miqësorë me Letoninë, Kazakistanin, Ukrainën dhe Estoninë.

Maqedonia U19 prej 21 deri më 26 mars do të jetë vendase e turneut zhvillues në të cilin do të marrin pjesë Arabia Saudite, Gjeorgjia dhe Azerbejxhani. Ndeshje kontrolluese këtë muaj dhe atë që pason do të zhvillojë Maqedonia U15 kundër Polonisë dhe gjeneratat 2004 dhe 2005 të Akademisë së FFM-së. Dy ndeshje përballë Shqipërisë janë caktuar për përfaqësuesen U18.  

“Edhe pse sytë e opinionit më së shumti janë të drejtuara kah përfaqësuesja A, ne gjithsesi kujdesemi dhe u japim mbështetjen e plotë gjithë ekipeve përfaqësuese të të gjithë kategorive. Në këtë periudhë kemi caktuar numër të konsiderueshëm të ndeshjeve kontrolluese dhe turne me qëllim përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet. Në fund, kjo është detyra kryesore e FFM-së, të kujdeset maksimalisht për ekipet nacionale dhe t’u mundësojë kushte sa më të mira për punë”, thotë Sejdini.

“Gjithë këto aktivitete dëshmojnë se për t’u arritur rezultat pozitiv duhet vazhdimisht të jesh në terren, në kontakt me njerëzit e federatave, të dëgjohen kërkesat dhe problemet dhe të gjenden zgjidhje për tejkalimin e çdo situate. Që gjithë kjo të funksionojë si duhet, gjithsesi se e rëndësishme është mbështetja nga UEFA dhe FIFA. Nëse duam të vazhdojmë me suksese, patjetër të kemi unitet, pikërisht si një në ekip futbolli. Atë e dëshiroj edhe tani, të punojmë bashkarisht për avansim të futbollit të Maqedonisë, të ekipeve përfaqësuese dhe klubeve tona”, përfundoi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.



   
   
Reprezentacioni A