Muamed Sejdini: Të vazhdojmë të besojmë në vetveten! Falemenderim të gjithëve që kontribuan për organizim të suksesshëm të ndeshjeve për EURO 2020

Publikuar më 20 Ноември, 2019 Lajme


Në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe në emrin tim personal do të doja të falemenderoj gjithë ata që kontribuan për organizimin e suksesshëm të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2020.

Me theks të veçantë më vjen mirë për ju, tifozë dhe mbështetës të përfaqësueses së Maqedonisë që bashkarisht krijuam atmosferë të mrekullueshme dhe në mënyrë të duhur dëshmuam lidhjen tonë me futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Faleminderit!

Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020.

Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha.

Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten.


Falemenderim deri te Ministria për Punë të Brendshme dhe gjithë shërbimet që bënë punë të shkëlqyeshme para, gjatë dhe pas ndeshjeve, duke i dhënë mbështetje maksimale Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe UEFA-së, që gjithë organizimi i ndeshjeve të kalojë pa probleme.

Ishte kënaqësi e veçantë që kishim mbështetjen e institucioneve shtetërore dhe mysafirët e lartë të cilët ndoqën ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë, duke manifestuar në atë mënyrë respektin e madh ndaj sportit në përgjjthësi dhe futbollit në veçanti.

Faleminderit!

Mirënjohje dhe falemenderim deri te mbështetësit dhe dashamirët e futbollit, këto ishin eliminatore për të cilat të gjithë ne mund të jemi krenarë!




   
   
Reprezentacioni A