Milevski: Shkojmë nga ndeshja në ndeshje

Publikuar më 29 Август, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë, Bllagoja Milevski sot ka mbajtur një brifing me gazetarë para dy ndeshjeve të rëndësishme të kualifikimeve për Evropianin e të rinjëve me Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

“Ne jemi të gatshëm për të vazhduar aty ku jemi ndalur. Jo rastësisht kemi thuajse listë të njëjtë të futbollistëve të ftuar, lojtarët janë po ata që luajtën në pjesën më të madhe të kualifikimeve dhe përcaktimi është të vazhdojmë me paraqitjet dhe rezultatet e mira. Normal do të mundohemi të fitojmë, jemi të vetëdijshëm se nap ret ndeshje e vështirë me Skocinë, mirëpo ne hyjmë me qasje të njëjtë, pa dallim nëse luajmë me Francën, Skocinë, Irlandën e Veriut apo kushdo qoftë tjerër përfaqësuese”, thotë seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, duke cekur se tanimë fokusi është në përgatitje sa më cilësore. “Ushtrojmë rregullisht, lojtarët që kishin ndeshje të dielën sot ishin të lirë dhe jemi munduar t’i rikuperojmë, kam fjalën për Bejtullain dhe Muratin, gjithashtu edhe Pivkovski na bashkohet sot. Me shumë gjasa ndeshjen do ta nisin ata që ishin në konkurencë më të ngushtë për ndeshjen me Ukrainën, përveç Angellovit që është i lënduar dhe ende nuk kemi vendosur kush do të nisë në vend të tij”.

Sipas udhëheqësit të shpresave të vendit nuk ka nevojë për presion shtesë, por vetëm tentohet të vazhdohet me rritëm të njëjtë si në pjesën e deritashme të kualifikimeve.

“Shkojmë nga ndeshja në ndeshje, gjithmonë shkojmë në fitore, ashtu do të jetë edhe tani, ndërsa pas ndeshjes do të shohim se a do të jetë kjo e mjaftueshme për fitore apo barazim. Ne nuk do të ndryshojmë stilin e lojës, kjo është mënyra e vetme me të cilën dijmë të luajmë dhe ashtu do të jetë deri në fund”, përfundoi Milevski.



   
   
Reprezentacioni A