Mbledhje me përfaqësuesit e klubeve të femrave në Ligën e Parë

Publikuar më 23 Јули, 2023 Liga e Parë e Femrave, Lajme


Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u zhvillua një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave në Ligën e Parë.

Temë e bisedës ishte propozimi i kalendarit dhe propozim-ndryshimet për futbollin e femrave për sezonin e ardhshëm 2023/2024.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga sektori për licencim, të cilët informuan se është duke u përgatitur rregullore për licencimin e klubeve për kampionatin vendor. Përfaqësuesit e marketingut dhe komunikimit prezantuan një strategji të re marketingu në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të Ligës së Parë të femrave.




   
   
Reprezentacioni A