Mbahet seminar me personat pëgjegjës të mediave nga klubet e LFM-së

Publikuar më 22 Февруари, 2024 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë organizoi seminar dedikuar për personat përgjegjës për marrëdhënie me media në klubet nga Liga e Parë, e Dytë dhe Liga e Parë e Futbollit për femra.


Në epokën dixhitale gjithnjë në zhvillim, roli i PR është vendimtar në formësimin e perceptimit publik për klubet e futbollit, lojtarët dhe palët e tjera të interesuara.


Seminari kishte për qëllim përgatitjen dhe dhënien e udhëzimeve për personat përgjegjës në klube për menaxhimin efektiv të marrëdhënieve me median dhe sigurimin e komunikimit të saktë dhe në kohë me publikun dhe median.


U përfolën një sërë temash, duke përfshirë menaxhimin e mediave sociale dhe përdorimin e praktikave më të mira për të mbajtur marrëdhënie pozitive me gazetarët. 


Pjesëmarrësit e seminarit ishin të angazhuar në sesione interaktive që mbulonin një sërë temash, por fokusi ishte në angazhimin proaktiv të medias, shfrytëzimin e fuqisë së platformave të mediave sociale, marrëdhëniet me gazetarët dhe nevojën për intervista dhe deklarata.


Ne besojmë se ky seminar do të jetë i dobishëm në përmirësimin e aftësive të tyre profesionale dhe për të kontribuar në suksesin e përgjithshëm të klubeve të tyre. Gjithashtu do të inkurajojë kanale më të forta komunikimi ndërmjet klubeve, mediave dhe komunitetit më të gjerë të futbollit, të cilat do të kontribuojnë në suksesin dhe reputacionin e përgjithshëm të klubeve në vendin tonë.



   
   
Reprezentacioni A