Mbahen mbledhje pune me komesarët për siguri të klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë

Publikuar më 21 Август, 2019 Lajme


Komisioni për siguri pranë FFM-së më 6 gusht mbajti mbledhje pune me komesarët dhe zëvendës komesarët për siguri të klubeve të Ligës së Parë, ndërsa më 20 gusht edhe me ata të Ligës së Dytë (Lindje dhe Perëndim). Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të MPB-së. 

Takimet u zhvilluan para fillimit të sezonit garues 2019/2020 me qëllim shqyrtimin e raportit për siguri nga sezoni garues 2018/2019, elaborimin e rregullores së FFM-së për siguri, ndryshimet në regulloren e UEFA-së për siguri e cila hyri në fuqi nga 15.06.2019.

U fol për detyrat konkrete të komesarëve për siguri në klube për masat dhe aktivitetet që dalin nga ligji për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive dhe sigurisht organizimi i ndeshjeve sportive. 



   
   
Reprezentacioni A