Marko Gjorgjievski: Besoj se do ta vazhdojë serinë e golave

Publikuar më 09 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet eliminatore kundër Ukrainës dhe Francës për Kampionatin Europian.

Sulmuesi i Shkupit dhe pjesëtarë i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Marko Gjorgjievski është në formë të mirë, ka shënuar disa gola të rëndësishëm për përfaqësuesen dhe beson se serinë e golave do ta vazhdojë edhe në dy ndeshjet eliminatore.

“Zhvilluam sot stërvitjen e kompletuar me të gjithë futbollistët të cilët jemi të ftuar në përfaqësuese për këto dy ndeshje. E dimë mirë se kundër cilave përfaqësuese luajmë, i njohim cilësitë e tyre shumë mirë, presim dy ndeshje të vështira, na nevojitet angazhim i madh në fushë nëse dëshirojmë rezultat pozitiv. Kemi atmosferë të shkëlqyer në përfaqësuese. Fillimisht duhet të përkushtohemi në ndeshjen e parë kundër Ukrainës. Na duhet qasja e njejtë sin ë ndeshjen kundër Armenisë. I dimë cilat janë detyrat tona, përderisa i përmbahemi asaj që kërkon seleksionuesi, mendoj që nuk do të kemi problem. Ndodhem në formë të mirë, realizova gol edhe në ndeshjen me Armeninë dhe Ishujt Faroe, do të jap gjithçka nga vetja ta vazhdojë serinë e golave dhe ta gëzojë Maqedoninë”.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski ndeshjen e parë e luajnë me Ukrainën me 11 nëntor në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski”. Me 16 nëntor në arenën “Todor Proeski” e presim përfaqësuesen e Francës. 




   
   
Reprezentacioni A