Mario Riçkov: Jam pranuar mirë nga të gjithë në përfaqësuese, besojmë në rezultate pozitive

Publikuar më 14 Јуни, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot do të bëjë stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë kontrolluese që do ta luaj nesër ndaj Armenisë. 

Dueli kontrollues kundër Armenisë do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, me fillim nga ora 17:00.

Mbrojtësi i majtë i Shkupit dhe një nga lojtarët e rinj më premtues në Maqedoni, Mario Riçkov ka dhënë komentin dhe analizën e tij për sfidat e ardhshme të Maqedonisë U21.

- Pres që në dy ndeshjet e fundit kontrolluese kundër Armenisë dhe Maltës të paraqitemi në nivel të lartë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Kjo përfaqësuese tregoi cilësi dhe dëshirë të madhe për të fituar në turneun ndërkombëtar që luajtëm në Antalia të Turqisë. Ne luajtëm mirë kundër Sllovakisë dhe Finlandës, dëshmuam se mund të konkurrojmë me dy kombëtare shumë cilësore. Nëse luajmë të gjithë bashkë si skuadër, në të njëjtin ritëm, me shumë dëshirë dhe sakrifica, besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv në ndeshjet me Armeninë dhe Maltën. 

– Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, futbolli i sotëm ka ndryshuar shumë dhe ka avancuar, nuk ka përfaqësuese të këqija. Sot edhe përfaqësueset e renditura më të ulëta mund të befasojnë, të luajnë mirë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në kualifikueset që na pasojnë. Nëse luajmë me përqendrim dhe përkushtim maksimal dhe përmbushim detyrat që na kërkon seleksionuesi dhe ekipi i tij teknik, besoj se mund ta gëzojmë gjithë Maqedoninë, duke arritur të sigurojmë një vend në Evropianin e ardhshëm. Nuk do të jetë e lehtë në kualifikuese, kemi një grup të vështirë, por nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë më të mirën, do të lëmë zemrën në fushë për të arritur sukses dhe rezultat pozitiv.

- Atmosfera është e mrekullueshme, ne punojmë si familje. Unë jam një nga anëtarët e rinj në përfaqësuese, jam shumë i lumtur që i gjithë ekipi, trajneri, stafi dhe futbollistët e tjerë më pranuan shumë mirë. Më jep një motiv shtesë që të vazhdoj të luaj mirë dhe të bëj më të mirën për fanellën e përfaqësueses. 

Përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, pas ndeshjes së nesërme me Armeninë, e pret një tjetër duel kontrollues me Maltën më 20 qershor.




   
   
Reprezentacioni A