Maqedonia zhvilloi stërvitje në PGA Narodowy para duelit me Poloninë

Publikuar më 12 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “PGA Narodowy” në Varshavë, ku të dielën nga ora 20:45 luajmë kundër Polonisë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Arian Ademi dhe Ivan Triçkovski nuk u stërvitën shkaku i lëndimeve dhe janë në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme. Alioski i cili humbi stërvitjen e djeshme, sot ushtroi me grupin dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për lojë.



   
   
Reprezentacioni A