Maqedonia U21 zhvillon stërvitjen zyrtare para duelit me Gjibraltarin

Publikuar më 20 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në futboll sot në ora 14:00 në arenën “Todor Proeski” ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të duelit të nesërm me Gjibraltarin në eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Dueli i xhiros së 5-të në grupin 7 të eliminatoreve ndaj Gjibraltarit do të nisë në orën 14:00. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski do të tentojnë të arrijnë fitoren e dytë në këto eliminatore.

Më 26 mars, Maqedonia do të presë në shtëpi përfaqësuesen e fortë të Suedisë.




   
   
Reprezentacioni A