Maqedonia U21 pëson disfatë minimale nga Franca

Publikuar më 16 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka humbur minimalisht 1:0 nga favoriti Franca në ndeshjen e xhiros së 6-të të eliminatoreve për kualifikimin në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji në vitin 2023.

Në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Maqedonia luajti një ndeshje të fortë, nuk krijuam shumë raste, por kishim një mbrojtje të shkëlqyeshme. Duelin e vendosi një shpërqëndrim në mbrojtje e cila solli golin e mysafirëve. Autor i golit të vetëm në ndeshjen e sotme ishte Kalulu në minutën e 75-të.

Kjo ishte fitorja e dytë e Francës në ndeshjen e dytë direkte me Maqedoninë në këto eliminatore. Maqedonia në këto kualifikuese regjistron dy disfata dhe të dyjat pikërisht nga favoriti Franca.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski në pjesën e parë lëshuan një rast të mirë për gol, Mario Ilievski u gjet në një situatë të shkëlqyeshme, por gjuajtjen e tij arriti ta ndal portieri mysafirë.

Eliminatore për KE 2023, Rumani dhe Gjeorgji;

Grupi H; Maqedoni – Francë 0:1 (0:0)

(Kalulu 75’, 1:0)

Maqedoni: David Denkovski, Adrian Hajdari, Filip Antovski, Mario Mladenovski, Jovan Manev, Adem Ali, Enis Fazllagiq, Arbi Vosha, Mario Ilievski, Blerton Sheji;

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski; 





   
   
Reprezentacioni A