Maqedonia U21 nesër luan ndaj Kosovës, Todorovski: Kjo përfaqësuese gjithmonë shkon për fitore

Publikuar më 15 Декември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nesër në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski” do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese ndaj përfaqësueses së Kosovës.

Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dragi Kanatllarovski për ndeshjen e nesërme kontrolluese vendosi që tu jep shans futbollistëve të gjeneratës 2002/2003.

Futbollisti i Rabotniçkit që është një nga talentet të kësaj gjenerate, Dimitar Todorovski i cili ka tre paraqitje me përfaqësuesen U21, thotë se Maqedonia shkon për fitore në çdo ndeshje, pa marrë parasyshë se për cilin kundërshtarë bëhet fjalë.

“Kemi zhvilluar përgatitje të mira, seleksionuesi që nga stërvitja e parë shumë qartë na i bëri të ditur idetë dhe mendimet e tij. Besoj se në ndeshjen e nesërme do të luajmë mirë, ashtu siç pret seleksionuesi nga ne dhe do të arrijmë që të fitojmë. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje miqësore, kjo përfaqësuese e Maqedonisë së bashku me seleksionuesin gjithmonë shkon për fitore në çdo ndeshje kundër çdo kundërshtari. Atmosfera në përfaqësuese është e shkëlqyeshme, funksionojmë si një familje. Kemi gjeneratë të mirë me futbollist të rinj, besoj se në kualitetin që e kemi do të arrijmë ta tregojmë në ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës”. 




   
   
Reprezentacioni A