Maqedonia U21 i nis përgatitjet për ndeshjen me Suedinë, Mario Ilievski: Jemi gati dhe mezi presim ti nisim eliminatoret

Publikuar më 04 Септември, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë dje në Shkup ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës eliminatore për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2025 në Sllovaki.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Dragi Kanatllarovski në startin e këtyre eliminatoreve do të luaj në transfertë me Suedinë, ndërsa në ndeshjen e dytë do të presim Holandën në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Sulmuesi i Kishvardës dhe një nga lojtarët kryesorë të kësaj përfaqësuese të re të Maqedonisë, Mario Ilievski mezi pret eliminatoret dhe ndeshjen e parë kundër Suedisë.

- Në përfaqësuese ka një atmosferë të shkëlqyer që në fillim, ne funksionojmë si një ekip. Të gjithë jemi gati të japim maksimumin në çdo ndeshje që vjen.

- I kemi gjetur gabimet, morëm një mësim të madh dhe mësuam shumë nga ndeshjet e mëparshme kontrolluese, veçanërisht ato ku u mundëm.

- Nga ndeshja në ndeshje ne përparojmë gjithnjë e më shumë, luajmë më mirë dhe më me shumë cilësi. Kemi një skuadër të shkëlqyer, të gjithë presim me padurim fillimin e eliminatoreve dhe ndeshjen e parë me Suedinë.

- Ky brez ka cilësi, por edhe dëshirë të madhe për të arritur rezultate të mëdha. Pres që në kualifikimet e ardhshme të luajmë në një nivel të lartë, me luftë dhe sakrificë të madhe dhe besoj se nëse gjithçka shkon mirë do të kemi kualifikime të suksesshme.

- E kemi analizuar mirë lojën e Suedisë si në nivel ekipor ashtu edhe në atë individual. Një përfaqësuese që ka shumë futbollistë cilësorë që luajnë në klube të mëdha evropiane.

– Jemi të fokusuar sa më shumë te ndeshja e parë dhe në duelin me Suedinë. Duam t'i hapim eliminatoret me një fitore dhe tre pikë.

- Jam i sigurt se kemi cilësi dhe mund të përsërisim suksesin historik të vitit 2017 dhe pjesëmarrjen e përfaqësueses së atëhershme të Maqedonisë në kampionatin evropian të mbajtur në Poloni, ne jemi të gatshëm për këtë.

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do ta mbajë seancën e dytë stërvitore sot në ora 16:30. 




   
   
Reprezentacioni A