Maqedonia U21 fiton bindshëm ndaj Maltës

Publikuar më 20 Јуни, 2023 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka regjistruar fitore bindëse ndaj Maltës në testin e fundit kontrollues para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 4:0.

Futbollistët tanë të rinj shkuan në ofensivë që në fillim, për të hapur sa më parë rezultatin. Që në fillim pati situata të rrezikshme para portës së Maltës. Mundësinë e parë të ndeshjes e pati Metodi Maksimov. Në situata të mira për të shënuar gol u gjendën edhe Mario Ilievski dhe Aleks Zlatkov. Ndeshjen më të mirë e kurorëzuam me gol në minutën e 10-të me anë të Hamza Ramanit për epërsi 1:0. Dimitar Todorovski në minutën e 16-të shënoi për 2:0.

Në vazhdim të ndeshjes, përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdoi me lojën dominuese. Kundërshtari ishte i pafuqishëm për të kundërshtuar lojën tonë të vendosur mirë. Ndeshjen më të mirë e kurorëzuam duke shënuar edhe dy gola në pjesën e dytë. Andrej Stojçevski shënoi në minutën e 53-të për të rritur rezultatin në 3:0. Ndërkohë shifrat finale 4:0 i vulosi Luan Abazi në minutën e 86-të të takimit. 

Maqedoni - Maltë 4:0 (2:0)

Maqedonia: Marko Alçevski, Stefan Despotovski, Imran Fetai, Andrej Stojçevski, Metodi Maksimov, Behar Feta, Aleks Zlatkov, Hamza Ramani, Ivan Nikolov, Dimitar Todorovski, Mario Ilievski;

Në pankinë: Mihail Dimitrievski, Reshat Ramadani, Dimitar Trajkov, Ivan Nikoloski, Matej Angelov, Viktor Krstevski, Vane Krstevski, Luan Abazi, Vane Krstevski, Martin Talakov, Stefan Tasev, Hristian Maleski

Seleksionues: Dragi Kanatllarovski;




   
   
Reprezentacioni A