Maqedonia U21, Dragi Kanatllarovski publikon listën për Ukrainën dhe Francën

Publikuar më 02 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë i vazhdon eliminatoret për Kampionat Europian 2023.

Me 11 nëntor në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski” presin Ukrainën. Pesë ditë më vonë në arenën “Todor Proeski” do të përballemi me favoritin e grupit, Francën.

Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dragi Kanatllarovski për këto dy ndeshje do të llogaritë në këto futbollist:

Portierë: David Denkovski (Bregallnica), Marko Alçevski (Akademia Pandev), Damjan Serafimov (Kadino);

Mbrojtje: Filip Antovski (Austria Viena, Austri), Blerton Sheji (Shkupi), Sllave Markoski (Ohrid), Mario Mladenovski (Makedonija GJ.P.), Adrian Hajdari (Rapid Viena, Austri), Stefan Naumçevski (Tikvesh), Jovan Manev (Bregallnica);

Mesfushorë: Ivan Nikollov (Vardar), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Enis Fazllagiq (Zhilina, Sllovaki), Ali Adem (Shkupi), Tomçe Grozdanovski (Dugopolje, Kroaci), Amel Rustemoski (Vil, Zvicër), Luka Stankovski (Rabotniçki), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P.), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Florent Ramadani (Shkëndija);

Sulmi: Marko Gjorgjievski (Shkupi), Emir Skenderi (Struga), Mario Ilievski (Septemvri Sofija, Bullgari);

Dragi Kanalltarovski, seleksionues i përfaqësues U21:

-Jam i kënaqur nga katër pikët e fituara në ndeshjet e fundit eliminaore, veçanarisht në ndeshjen kundër Armenisë në Jerevan ku luajtëm një ndeshje cilësore dhe arritëm të marrim fitore në një fushë të vështirë.

Duam që ta përcjellim atë atmosferë pozitive edhe në këto ndeshje kundër Ukrainës dhe Francës. Na presin dy ndeshje tepër të vështira kundër dy përfaqësueseve me kualitet të lartë. Fokusi jonë është në ndeshjen me Ukrainën, pasi mendojë se shansin për ti fituar tri pikë e kemi në këtë ndeshje. Franca është favorit absulut në grup. Duhet të tregojmë cilësi në të dyja ndeshjet.

Përsëri po përballemi me mungesë të futbollistëve. Stefan Çolakovski dhe Metju Bozhinovski janë futbollist të rëndësishëm për këtë përfaqësuese, por për fat të keq nuk morën leje nga ekipet e tyre për shkak masave ant-covid. Agon Elezi gjithashtu është një futbollist shumë i rëndësishëm, por për shkak të lëndimit nuk do të mund të jetë pjesë e jona në këto dy ndeshje. Gjithsesi shohim pozitivisht dhe besojmë në ndeshje të mira.

Në dilemë për lojë është edhe futbollisti i Rabotniçkit Luka Stankovski.

Grumbullimi i përfaqësueses është përcaktuar me 7 nëntor në orën 10:00 në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. 




   
   
Reprezentacioni A