Maqedonia U21, Dragi Kanatllarovski publikon listën për ndeshjet ndaj Armenisë dhe Ukrainës

Publikuar më 17 Мај, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në fillim të qershorit do t'i luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Europian që do të mbahet në vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.

Më 2 qershor do të presim përfaqësuesen e Armenisë në Arenën “Todor Proeski”.Tre ditë më vonë në xhiron e fundit të grupit do të luajmë ndeshjen kundër Ukrainës në Stamboll të Turqisë.

Filip Tërpçevski nuk do të jetë në kombinim për ndeshjet me Armeninë dhe Ukrainën për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit. Në listë janë përfshirë shumica e futbollistëve që pritet të jenë bartësit kryesorë të kësaj gjenerate në turin e ardhshëm eliminatorë.

Seleksionuesi U21 i Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski për këto ndeshje eliminatore ka ftuar këta futbollist:

Portierë: David Denkovski (Bregallnica), Marko Alçevski (Borec), Ivan Nikolovski (Bellasica);

Mbrojtës: Blerton Sheji (Shkupi), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Mario Mladenovski (Makedonija GJP), Adrian Hajdari (Rapid Vjenë, Austri), Andrej Stojçevski (Zhilina), Jovan Manev (Bregallnica), Viktor Kërstevski (Gostivar);

Mesfushorë: Aleks Zllatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Sefer Emini (Makedonija GJP), Emir Saitoski (Domzale, Slloveni), Ivan Nikolov (Vardar), Florent Ramadani (Shkendija), Arbi Vosha (Makedonija GJP), Luka Stankovski (Gaziantep). Agon Elezi (Varazdin), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Sulmues: Marko Gjorgjievski (Shkupi), Dashmir Elezi (Shkëndija), Mario Ilievski (Septemvri, Bullgari), Luan Abazi (Ëill, Zvicër);

Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dragi Kanatllarovski:

- Për ndeshjet e ardhshme eliminatore janë thirrur disa lojtarë të rinj që pritet të jenë bartës të lojës në raundin e ardhshëm eliminatorë dhe ata lojtarë që kanë qenë standard në eliminatoret e deritanishme dhe kanë luajtur shumicën e ndeshjeve. Të rinjtë që pritet të luajnë në ciklin e ardhshëm, pas ndeshjeve eliminatore do të testohen në dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës. Pres që lojtarët e mi të japin maksimumin në çdo ndeshje. Çdo ndeshje ka një domethënie të veçantë, duelin e parë e luajmë kundër Armenisë, duam fitore dhe rezultat të mirë para publikut vendas. Në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Ukrainës pres të tregojmë karakter, lojë të mirë dhe cilësi, që do të jetë një pasqyrë e asaj që na pret në turin e ardhshëm eliminatorë.

Në grupin X të eliminatoreve për Europianin, lider është Franca me 19 pikë, Ukraina është në vendin e dytë me 13 pikë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pas dy ndeshjeve të fundit eliminatore, më 10 dhe 12 qershor do t'i luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës në Shkup.




   
   
Reprezentacioni A