Maqedonia U19 për femra shënon tjetër fitore

Publikuar më 06 Април, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Astrit Merko ka fituar 2:0 ndaj Lituanisë.

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra ka shënuar fitoren e dytë në turneun kualifikues të xhiros së dytë të ligës B të mbajtur në Moldavi.

Vajzat tona ishin më të mira se Lituania me shifra 2-0. Epërsinë 1:0 për ekipin tonë e solli Petkova në minutën e 26-të të asistuar nga Josifova. Ndërkohë sërish Petkova i vendosi shifrat finale në 2:0 në minutën e 77-të. Në xhiron e parë Maqedonia fitoi ndaj Moldavisë me rezultat 4:0. 

Më 9 prill do të luajm ndaj Uellsit për vendin e parë në grup. 




   
   
Reprezentacioni A