Maqedonia U19 në futsall do të merr pjesë në turneun Istra Cup 2024

Publikuar më 28 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet Futsall


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Istra Cup 2024”, i cili do të mbahet në Kroaci në periudhën nga 1 deri më 7 prill.

Lojtarët tanë të rinj janë në grupin B së bashku me përfaqësusen e Sllovenisë, Kroacisë dhe SHBA-së.

Në ndeshjen e parë përfaqësuesja jonë në futsal do të përballet me Slloveninë më 2 prill me fillim nga ora 18.00.

Në raundin e dytë, që është caktuar për 3 prill, në orën 18:00 do të luajmë me Kroacinë.

Më datë 5 prill, me fillim nga ora 13:00 do të luajmë me SHBA në raundin e tretë të turneut.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, për turneun e ardhshëm ndërkombëtar “Istra Cup 2024”, vendosi të thërrasë këta futbollistë:

-Kristijan Gavrovski, David Tonevski, Petar Postolovski, Matej Mitrovski, Marko Janushev, Petar Karov, Dragan Cvetkovski (portier), Ubeid Berisha, Stefan Apostoloski, Ilija Jankulovski, Ivica Angeleski, Mario Janev, Nikola Stoimirovski Aleks Toshevski. 




   
   
Reprezentacioni A