Maqedonia U19 gati për turneun eliminatorë në Shqipëri

Publikuar më 05 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Agjencioni për Rini dhe Sport tashmë 8 muaj pa përgjigje për nënshtetësi të Maqedonisë për Berat Kalkanin. Njëri nga futbollistët e talentuar që paraqitet me skuadrën turke Kasimpasha për shkak të ARSM-së bie nga formacioni i Maqedonisë.

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë nga 10 deri më 16 nëntor do ti luajë ndeshjet në turneun eliminatorë për fazën Elite të kualifikueseve për Kampionatin Europian. Përfaqësuesja jonë e Shpresave në turneun që do të zhvillohet në Shqipëri do të përballet me përfaqësueset e Serbisë, Francës dhe Shqipërisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Dashmir Beari për ndeshjet eliminatore do të llogaritë në 22 futbollist:

Portierë: Stefan Tasev (Makedonija GJ.P.), Goce Jovçev (Vardar), Kire Novakov (Triglav, Slloveni);

Mbrojtje: Kristijan Taseski (Augsburg, Gjermani), Reshat Ramadani (Shkëndija), Gregori Davkov (Vardar), Lupçe Kudev (Kit Go), Samet Rexhepi (Detonit), Antonio Jankullovski (Frolunda, Suedi), Gordijan Hristovski (Teteks), David Bosheski (Kit Go);

Mesfushorë: Oktaj Rakipi (Shkëndija), Xhemil Jahiji (Voska Sport), Vane Kërstevski (Akademia Pandev), Matej Angellov (Rabotniçki), Zufer Shaini (Brinje, Slloveni), Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki);

Sulmues: Behar Feta (Voska Sport), Ali Ali (Renova), Emir Saitoski (Domzhale, Slloveni), Dashmir Elezi (Shkëndija), Besar Guxhufi (Beshiktash);

Turneun do ta hapim kundër Serbisë me 10 nëntor në Elbasan, tre ditë më vonë do të luajmë kundër favoritit Francës, ndërsa me 16 nëntor zhvillojmë ndeshjen ndaj nikoqirit, Shqipërisë.

Hendikep i madh për përfaqësuesen tonë është mungesa e Berat Kalkan. Futbollisti i skuadrës turke Kasimpasha nuk do të jetë në formacionin e Maqedonisë për shkak se Agjencioni për Rini dhe Sport ende nuk ka dhënë asnjë mendim për kërkesën e FFM të dërguar para 8 muajve për të siguruar nënshtetësi të Maqedonisë për Berat Kalkan.

Dashmir Beari – seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë:

- Realisht po përballemi me shumë probleme sa i përket formacionit. Njëri nga futbollistët më të talentuar, Berat Kalkan nga Kasimpasha për shkak problemeve administrative definitivisht nuk do të jetë në formacionin tonë, ndërsa deri në momentin e fundit do të presim sa i përket paraqitjes së Jankullovski dhe Tasevskit, gjithashtu për arsye administrative. Për shkak lëndimit nuk do të mund të llogaritim te Andrej Stojçevski nga Akademia Pandev.

-Grupi është i vështirë. Franca është favorit. Kundërshtari jonë i parë Serbia gjithashtu është shumë përfaqësuese kualitative, ndërsa gjeneratë të mira posedon edhe Shqipëria. Pozitive në këtë moment për ne është ajo që nuk kemi të lënduar nga futbollistët e ftuar dhe do të jenë të gatshëm për tu përballur me kundërshtarë të fort. Besoj te ekipi dhe cilësia e përfaqësueses tonë. Qëllimi jonë është të luajmë futboll të mirë me të gjithë, por sa do të jetë ajo e mjaftueshme për rezultate pozitive do ta shohim në fund të ndeshjeve. 




   
   
Reprezentacioni A