Maqedonia U19: Elezi paralajmëron fitore ndaj BeH

Publikuar më 12 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë nesër nis ndeshjet në turneun kualifikues për Fazën Elite të UEFA-së për kualifikim në Kampionatin Europian. 

Shpresat e vendit (U19) nga ora 13:00 kundër Bosnje e Hercegovinës në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" hapin turneun kualifikues. Reprezentuesi Agon Elezi me padurim pret startin e turneut dhe shpreson në rezultat pozitiv. 

"Vërtet është nderë të jem pjesë e përfaqësueses, për futbollistët e moshës tonë është shumë me rëndësi që kemi mundësi të tregojmë cilësitë tona edhe në këtë nivel. Na pret turne i fortë me ndeshje që do të jenë sfidë e vërtetë për ne. Të gjithë në ekip jemi pozitivë me dëshirë dhe motiv për të bërë rezultat të mirë. Ndeshja e nesërme kundër BeH është shumë me rëndësi, por ne përgatitemi mirë, gjatë kohë jemi bashkë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje sa më pozitive. Do të kërkojmë fitore, por edhe mbështetje nga dashamirët e futbollit në ndeshjen e nesërme", thotë Agon Elezi. 


Ndeshja e dytë e grupit tonë ndërmjet Anglisë dhe Luksemburgut luhet gjithashtu në orën 13:00 në stadiumin në Gjorçe Petrov. 



   
   
Reprezentacioni A