Maqedonia U19 barazoi ndaj Malit të Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 15 Април, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Malit të Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur sot në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vlatko Grozdanovski mirë e nisën ndeshjen dhe ishin kundërshtar më i mirë në fushë, por nuk shfrytëzuan disa raste të mira për të realizuar gol në 30 minutat e para. Në të 36-të Maqedonia shkoi në epërsi për 1:0, ndërsa golashënues për përfaqësuesen tonë ishte Behar Feta.


Në vijim Mali Zi nisi të bëj presion në portën tonë dhe në minutën e 80-të mysafirët barazuan rezultatin përmes Viktor Xhukanoviqit. Në të 87-tën Antonio Mirkov humbi një rast shumë të mirë për ti dhënë fitoren përfaqësueses tonë. Kujtojmë se në këtë ndeshje përfaqësuesja jonë kishte mungesa të rëndësishme që luajnë në formacion të parë.

MAQEDONIA: 12. Goce Jovçev, 3. Gregori Davkov, 4. Samet Rexhepi, 4. Andrej Stojçevski, 6. Vane Kërstevski, 7. Behar Feta, 9. Mihail Talevski, 10. Oktaj Rakipi, 11. Lubçe Kudev, 18. Martin Talakov, 20. Xhemil Jahiji;

Në pankinë: 1. Stefan Tasev, 2. Dario Jovanovski, 8. Hristijan Josifovski, 13. Jovan Bogdanovski, 14. Gordijan Hristovski, 15. Aleksandar Kocev, 16. Reshat Ramadani, 17. Antonio Mirkov, 19. Ali Ali;

Seleksionues: Vlatko Grozdanovski;






   
   
Reprezentacioni A