Maqedonia U19 barazoi 3:3 përballë Teteksit

Publikuar më 18 Февруари, 2015 Lajme, Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë ka luajtur baraz 3:3 me anëtarin e Ligës së Parë Teteksin në një ndeshje kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".

Skuadra tetovare hapi rezultatin në minutën e 30 me golin e Hristovit. Gjashtë minuta më vonë përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi në 1:1 me anë të Vllatko Stojanovskit. Ky rezultat ishte aktiv deri në pauzën mes dy pjesëve. Pas tre minutave në vazhdim, Martin Mirçevski shënoi pët epërsi 2:1 të Maqedonisë, ndërsa në minutën e 78 Stefan Lazareviq realizoi për 3:1. Megjithatë, në pesë minutat e takimit Teteksi arriti të shënojë dy gola me anë të Murxheskit dhe Osllonovskit, duke arritur të shmang disfatën nga përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë e drejuar nga Goran Staniq.

Maqedonia U 19: Iliq (46' Celeski), Bocevski (53' Naumovski), Karanfillovski (60' Herera), Alomeroviq (68' Lazareviq), Digalovski (63' Mançev), Jevtovski (57' Zdravkovski), Georgiev (42' Krstevski), Shoposki (57' Perçinkov), Stojanovski (46' Selmani), Mirçevski (65' Koçoski), Petkovski (60' Gomez).

Teteks: Pavlov, Popzlatanov, Atanaskoski, Mishkovski, Stojkoski, Osmanovski, Filipovski, Murxheski, Çurlinov, Hristov, Oslonovski. U inkuadruan edhe: Siljanovski, Jordanovski, Cvetanovski dhe Kostadinov.



   
   
Reprezentacioni A