Maqedonia U18 mundet në testin e dytë me Serbinë

Publikuar më 28 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë është mundur me shifrat 5:1 në ndeshjen e dytë kontrolluese me Serbinë e luajtur në "Petar Milloshevski" në Shkup. 

Shpresat e vendit nisën mirë takimin dhe avansuan 1:0 me golin e Damjan Trajanovskit nga gjuajtja e lirë në minutën e 7-të, mirë vazhdimi do të fliste për kundërshtarin që përmbysi gjithçka. Në minutën e 12-të Deljanin nivelizoi rezultatin, ndërsa në të 15-ën Bogdanoviq realizoi për 2:1 për Serbinë U18. 

Pjesa e dytë u dominua nga kundërshtari që çoi rezultatin në 3:1 me golin e dytë të Bogdaboviqit, para se Maqedonia të humbiste shans goli kur Hamza Ramani huqi një penalti, duke goditur shtyllën e portës kundërshtare. Deri në fund Serbia me Çoliq dhe Jakojeviq shënoi edhe dy herë për rezultat final 5:1. 

MAQEDONIA U18: 12. Ivan Nikollovski, 3. Altrim Jakupi, 5. Aleksandar Gjurkovski, 7. Behar Feta, 8. Ivan Nikollov, 10. Luka Stankovski, 13. Benjamin Dalipi, 15. Imran Fetai, 16. Luan Abazi, 20. Fiton Ademi, 23. Damjan Trajanovski;

1.Kristijan Kitanovski 2. Jasin Mushe, 4. Viktor Krstevski, 6. Spase Terziev, 9. Azer Omeragiq, 11. Metodi Maksimov, 14. Adis Ramadani, 17. Anatolij Petejçuk, 18. Lavdrim Latifi, 19. Mario Ilievski, 21. Hamza Ramani, 22. Kire Novakov;

Seleksionues: Shkumbim Arsllani 

Ndeshja e parë miqësore ndërmjet dy përfaqësueseve përfundoi me fitore 1:0 të Serbisë U18.



   
   
Reprezentacioni A