Maqedonia U17 për femra i mbyll paraqitjet në turneun kualifikues në Poloni

Publikuar më 20 Март, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet Femra


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë për femra me tri disfata e përfundoi paraqitjen në turneun kualifikues, i cili u mbajt në Poloni në periudhën prej 13 deri më 19 mars.

Futbollistet tona ishin në grupin 7 në kuadër të ligës A (raundi i dytë) i kualifikueseve dhe kishin për kundërshtarë përfaqësueset e forta të Polonisë, Danimarkës dhe Skocisë.

Në turin e parë të turneut pësuam një disfatë të madhe nga përfaqësuesja nikoqire, Polonia, me rezultat 9:0.

Në raundin e dytë u përballëm me Danimarkën. Në këtë ndeshje kundërshtari mori fitore me rezultat 3:0.

Në xhiron e fundit humbëm nga Skocia me rezultat 7:0.

Pas zhvillimit të të gjitha ndeshjeve në grupin 7 të Ligës A (raundi i dytë), përfaqësuesja e Maqedonisë e udhëhequr nga Katerina Mileska përfundoi në vendin e fundit. Vendin e parë e fitoi favoritja e grupit Polonia me tri fitore dhe nëntë pikë të fituara. Në vend të dytë ishte  Skocia me dy fitore, një humbje dhe gjashtë pikë të fituara. Danimarka përfundoi e treta me një fitore dhe dy humbje, gjithsej tre pikë të fituara.

Në ciklin e ardhshëm kualifikues, përfaqësuesja U17 e Maqedonisë për femra do të luajë në Ligën B.




   
   
Reprezentacioni A