Maqedonia U17 humb bindshëm nga Mali i Zi

Publikuar më 05 Април, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë sot është mposhtur bindshëm nga Mali i Zi në ndeshjen e parë kontrolluese.

Në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup, futbollistët tanë të rinj luajtën nën pritjet, zhvilluan një lojë të keqe, sidomos në mbrojtje. Mali i Zi regjistroi fitore bindëse 3-0. Futbollisti malazez Nenad Krivokapiç zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke arritur dy herë të hyjë në listën e golashënuesve.

Pas 45 minutave të para, Maqedonia tentoi të vendoste një iniciativë, por kundërshtari u vendos mirë në fushë. Rastin më të mirë përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Toni Jakimovski e kishte me anë të Nikolla Veliçkovskit, por gjuajtja e tij u mbrojt lehtësisht nga portieri kundërshtar. Në minutën e 28-të, pozicion i keq i mbrojtjes sonë, Nenad Krivokapiç u gjend në një situatë të mirë dhe arriti të zhbllokojë rezultatin.

Në vazhdim malazezët arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë në rrjetën tonë në një hark kohor prej dy minutash. Në minutën e 59-të Stefan Radojevic shënoi për 2:0. Stefan Radulovi në minutën e 61-të finalizoi shifrat në 3:0.

Maqedonia U17, duel kontrollues në Shkup;

Maqedoni - Mali i Zi 0: 3 (0: 1)

(0: 1 Nenad Krivokapiç  28 '; 0: 2 Stefan Radojevi  59'; 0: 3 Nenad Krivokapi  61')

Maqedonia: David Stojanoviç, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, David Dailovski, Hadis Tairi, Amir Nuhija, Martin Gjorgjievski (k), Nikola Veliçkovski, Omerfaruk Sulejmani, Kire Stojanov, Muhamed Elmas;

Në pankinë: Petar Jakimov, Simeon Zdravkovski, Matej Janevski, Erion Aliji, Teo Nikolovski, Destan Adili, Gjorgi Dzekov, Fikret, Kostadin Kapsarov, Merdian Rusiti;

Trajner: Toni Jakimovski;

Mali i Zi: Petar Bobiçiç, Aleksa Mugosa, Nikola Radusinoviç, Romario Camaj, Luka Bubanja (k), Strahinja Tesoviç, Balsa Mrsavljeviç, Marko Jukiç, Nenad Krivokapiç, Matije Badnjar, Aleksa Vujoviç;

Në pankinë: Seid Adroviç, Matija Deliç, Bozhidar Matejiç, Nemanja Paviceviç, Jovan Kecojeviç, Rajko Popoviç, Marko Vracaç, Stefan Radojeviç, Vasilije Osmanjliç, Denis Ljuljanoviç, Janko Vukiceviç.

Trajner: Sllobodan Drashkoviç;




   
   
Reprezentacioni A