Maqedonia U17 barazon 1:1 me Maltën

Publikuar më 31 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë  ka luajtur ndeshjen e fundit të turneut eliminator ndaj nikoqirëve të Maltës. 

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari barazuan 1:1 ndaj Maltës. Në pjesën më të madhe të ndeshjes kishim lojën dhe epërsinë, por kundërshtari arriti të shënonte gol në momentet e fundit të takimit për të barazuar rezultatin.

Maqedonia kaloi në epërsi me anë të Etoskit në minutën e 38-të të ndeshjes, ndërsa në minutën 91-të Malta përmes Melillo barazoi në 1:1. 

Maqedonia: Radevski, Ristovski, Atanasovski, Sabotic, Andonovski, Aslani, Latifi, Loki, Etoski, Jakupi;

Seleksionues: Dashmir Beari;

Në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues për vendin e parë në grupin tonë do të përballen përfaqësueset e Spanjës dhe Sllovakisë.




   
   
Reprezentacioni A