Maqedonia U16 pëson disfatë bindëse nga Mali i Zi

Publikuar më 18 Март, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë humbi nga përfaqësuesja e Malit të Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve. Futbollistët tanë edhe në ndeshjen e dytë u mundën, kësaj radhe me shifra bindëse 3:0.

Në kampin stërvitor në Podgoricë, kundërshtari arriti që në pjesën e parë ti shënojë tre golat. Autor të golave ishin Damjanoviq, Tadiq dhe Skrobanoviq. Shumë gabime në lojën tonë e veçanarisht në mbrojtje rezultuan me tri gola të shpejtë.

Maqedonia: Spasko Ahtarov, Andrej Vellkov, Anes Meliqi, Nikolla Stojkovski, Daniel Koce, Martin Jovanoviq, Flakron Memishi, Andrej Lubevski, Kristijan Galevski, Nikolla Manajllov, Altin Aliji; 




   
   
Reprezentacioni A