Publikuar më 15 Април, 2022 në Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë është mposhtur nga Republika e Irlandës me rezultatin 3:2 në një ndeshje shumë interesante me lojë të hapur dhe shumë kthesa në kuadër të turneut ndërkombëtar Miljan Miljanic në Stara Pazova të Serbisë.
Në pjesën e parë u shënua nga një gol në të dyja rrjetat. Kundërshtari hapi rezultatin në minutën e 23-të të takimit. Dimitrievski shënoi një gol për të barazuar rezultatin.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia bëri një përmbysje dhe kaloi në epërsi me shifra 2:1. Aliji shënoi në minutën e 65-të. Në minutën e 80-të penallti u akordua për Republikën e Irlandës dhe u barazua rezultati. Në minutën e 89-të, Republika e Irlandës, shënoi një gol për një përmbysje të re dhe fitore me rezultat 3:2.
Maqedonia: Spasko Ahtarov, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Daniel Kocev, Maksimilian Dimitrievski, Nikolla Manojlov, Flakron Memishi, Nikola Stojkovski, Martin Jovanoviq, Numan Ajetovic, Stefan Mlladenovski;