Maqedonia U16 fiton ndaj Taxhikistanit pas gjuatjeve të penalltive

Publikuar më 03 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” zhvilloi ndeshjen e parë kundër Taxhikistanit, në kuadër të xhiros së parë të Turneut Zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shkup për lojtarë të lindur në vitin 2006.

Të përzgjedhurit e trajnerit Vujadin Stanojkoviq, në një ndeshje interesante, plot emocione dhe lojë të hapur nga të dyja palët, në pjesën e rregullt të ndeshjes barazuan 3:3, dhe ishin më të mirë pas penalltive, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 5: 4.

Lojtarët tanë të rinj e nisën mirë ndeshjen. Pas 30 minutave të para ne kishim një avantazh prej 2-0. Golin e parë e shënoi Numan Ajetov në minutën e 5-të. Anes Meliqi në minutën e 27-të shënoi duke ngritur avantazhin në 2:0. Në fund të 45 minutave të para, kishte një rënie të madhe në lojën tonë. Kundërshtari e shfrytëzoi këtë dhe në një kohë të shkurtër arriti të shënonte dy gola dhe të barazonte rezultatin. Masrur Gafurov shënoi në minutën e 35-të për të zvogëluar avantazhin, ndërsa rezultatin e barazoi Bilol Boboev në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në fillim vazhdime, kishim një mundësi të mirë, me Nikolla Manojlov, por nuk arritëm ta shfrytëzojmë. Dënimi erdhi në sulmin e radhës ndaj përfaqësueses së Taxhikistanit. Bilol Boboev arriti të shfrytëzojë pakujdesinë në mbrojtjen tonë dhe në minutën e 48-të të shënojë golin e dytë për epërsi 3:2.

Deri në fund të ndeshjes, Maqedonia ushtronte presion dhe sulm në portën kundërshtare. Në minutën e 84-të arritëm të gjejmë golin. Stefan Mlladenovski shënoi për shifrat finale 3:3 finale në pjesën e rregullt të ndeshjes.

Pas gjuajtjeve të penalltive, Maqedonia arriti të merr fitore me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Turneu Zhvillimor i UEFA-s për lojtarë nën 16 vjeç, Shkup;

Maqedonia: Sllave Vrgov, Filip Mitev, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Nikolla Stojkoski, Nikola Manojlov, Numan Ajetoviq, Maksimilian Dimitrijeski, Almir Podgradja, Muhamed Elmas, Altin Aliji;

Në pankinë: Spasko Ahtarov, Andrej Ljubevski, Martin Jovanoviç, Dario Jakimovski, Flakron Memishi, Valentin Blazeski, Daniel Kocev, Stefan Mlladenovski;

Seleksionues: Vujadin Stanojkoviq;







   
   
Reprezentacioni A