Maqedonia U16 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Rumaninë

Publikuar më 04 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 17 vjet


Maqedonia U16 (gjenerata 2004) nesër dhe të enjten në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese përballë Rumanisë U16.

Seleksionuesi i përfaqësueses U16 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski për ndeshjet testuese me Rumaninë ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Stefan Tasev (Vardar), Vasko Vasilev (Crvena Zvezda, Serbi);

Mbrojtës: Nikolla Pavleski (Vardar), Igor Janevski (Vardar), Blend Zeqiri (Rabotniçki), Enis Buçi (Shkupi), Mirçe Stoilov (Akademia Pandev), Marko Ristov (Rabotniçki), Borjan Popovski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Matej Angelov (Rabotniçki), Memedriza Hamza (Shkëndija), Matej Gjorgjiev (Bregallnica), Mite Mitev (Akademia Pandev), Ognen Zdravkovski (Vardar), David Lushev (Vardar), Mateo Sofijanovski (Nju Stars);

Sulmues: Georg Stojanovski (Vardar), Mihail Talevski (Rabotniçki), Dashmir Elezi (Shkëndija), Besar Guxhufi (Vardar); 

Ndeshja e nesërme luhet në orën 13:00, ndërsa dueli i dytë është caktuar të enjten në orën 11:00. 



   
   
Reprezentacioni A