Publikuar më 08 Ноември, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në
moshën 16 vjeçare ka barazuar 3:3 ndaj moshatarëve të përfaqësueses së Malit të
Zi në ndeshjen e parë kontrolluese mes këtyre dy reprezentacioneve.
Maqedonia dhe Mali i Zi zhvilluan një super ndeshje me një ritëm të lartë dhe lojë të hapur gjatë tërë 90 minutave. Një ndeshje kontrolluese në të cilin përfaqësuesja jonë ishte kundërshtarë më i mirë në pjesën më të madhe të takimit, por në fund, pavarësisht lojës së mirë, nuk arritëm të shënojmë fitore.
Kundërshtari e nisi mirë ndeshjen dhe ia doli që të avansonte që në fazën e hershme. Autorë i golit të epërsisë ishte Paviçeviç në minutën e 3-të të takimit. Futbollistët tanë të rinj konsoliduan shumë shpejtë lojën dhe reaguan mirë pas golit të pranuar, duke arritur të barazojnë rezultatin në minutën e 8-të. Autorë i golit të barazimit ishte Brankovski.
Maqedonia në minutën e 28-të arriti që të përmbys rezultatin, kur Grasheski u gjind mjaft mirë dhe arriti të shënojë për epërsi 2:1.
Në vazhdim të takimit, Maqedonia vazhdoi me lojën e mirë, që rezultoi me një gol të ri. Në minutën e 67-të, Grashevski realizoi golin e dytë në takimin e sotëm duke ngritur epërsinë e Maqedonisë në 3:1.
Në minutën e 78-të, Jovanoviq ngushtoi epërsinë në 3:2, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Fabris shënon sërish për Malin e Zi, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të takimit, 3:3.