Maqedonia U16 barazoi 2:2 me Rumaninë

Publikuar më 07 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U16 e Maqedonisë ka barazuar 2:2 me Rumaninë në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup.

Përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Dragan Kanatllarovski lëshoi fitore në minutën e fundit, pasi gabimi i portierit Vasilev u ndëshkua nga Neasku në minutën e 90-të për barazim përfundimtar 2:2. 

Katër golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0. Besar Guxhufi ishte golashënues i dyfishtë për Maqedoninë U16, kur së pari në minutën e 71 realizoi për 1:0, ndërsa në minutën e 82-të bëri gol për 2:1, që në fund të mbyllej 2:2. 

Në marrëveshje të dy stafeve teknike, fituesi u vendos me penalti dhe Maqedonia U16 fitoi 7:6. 

MAQEDONIA U16: Vasko Vasilev, Mirçe Stoilov, Blend Zekiri, Enis Buçi, Matej Angellov, Matej Gjorgjiev, Mihail Talevski, Besar Guxhufi, Nikolla Pavlevski, David Lushev, Mateo Sofijanoski;
Zëvendësues:Stefan Tasev, Marko Ristov, Dashmir Elezi, Georg Stojanovski, Igor Janevski, Ognen Zdravkovski, Borjan Poposki, Mite Mitev, Hamza Memetriza.
Seleksionues: Dragan Kanatllarovski

Ndeshja e parë e luajtur të martën në Shkup u mbyll baraz 0:0, ndërsa me penalti fitoi Maqedonia U16 me rezultat 5:4. 



   
   
Reprezentacioni A