Maqedonia U15 mundet nga Kroacia në kontrolluesen e parë

Publikuar më 12 Март, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë është mundur nga Kroacia me rezultat 4:0 në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar në mes të këtyre dy pêrfaqësueseve në Goricë të Madhe.

Mundësia më e mirë e Maqedonisë në pjesën e parë ishte me Papalinskin, i cili u gjend në një pozicion të mirë, goditi me kokë, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë. Në minutën e 21-të të ndeshjes pati një penallti të padhënë për ne, kur njëri nga lojtarët kundërshtar luajti me dorë në zonën e rreptësisë. Diego Saina në minutën e 29-të ka sjellë në avantazh përfaqësuesen kroate. Tre minuta më vonë Matej Hlavati shënoi për 2:0.

Në vazhdim të takimit, Maqedonia kërcënoi më seriozisht me anë të Atanasov në minutën e 70-të. Një minutë më vonë, Kroacia rriti avantazhin në 3:0. Golin e tretë e shënoi Lovro Mikulcic. Shifrat finale 4:0 u vendosën nga Jona Benkotic në minutën e 85-të të takimit.

Më 14 mars, me fillim nga ora 11:00 është caktuar ndeshja e dytë kontrolluese mes këtyre dy ekipeve përfaqësuese.

Kroaci - Maqedoni 4:0 (2:0)



   
   
Reprezentacioni A