Maqedonia U15 humb nga Bosnja dhe Hercegovina

Publikuar më 12 Мај, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë është mposhtur nga përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës me shifrat 3:0 në ndeshjen e Grupit B të turneut ndërkombëtar “Vllatko Markoviq” që po mbahet në Kroaci.

Bosnja dhe Hercegovina kaloi në epërsi që në fillim të minutës së 12-të. Shënues i golit ishte Ensar Music. Në vazhdim të pjesës së parë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dashmir Beari tentuan të riktheheshin në lojë, por nuk arritën të shfrytëzonin disa situata për të shënuar golin.

Në fraksionin e dytë kundërshtari arriti të shënojë edhe dy gola tjerë. Jusuf Terzic, në minutën e 50-të shënoi për epërsi 2-0. Andrej Micic vulosi shifrat finale për 3-0 në minutën e 57-të të ndeshjes.




   
   
Reprezentacioni A