Maqedonia U15 dhe U16 në turne në BeH

Publikuar më 05 Април, 2018 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësueset U15 dhe U16 të Maqedonisë do të marrin pjesë në turne në Bosnje e Hercegovinë. Përfaqësuesja U15 e drejtuar nga Zvonko Zlatanovski do të jetë pjesë e turneut miqësor “Josip Katalinski-Shkija”që do të mbahet prej 6 deri më 9 prill në Sarajevë.

Për këtë turne seleksionuesi Zlatanovski ka grumbulluar këta futbollistë: Stefan Mitrev (Baden), Filip Vanevski (Akademia FFM), Lavdrim Ibrahimi (Akademia FFM), Gregori Davkov (Akademia FFM), Hristijan Nikollovski (Akademia FFM), Filip Gjorgovski (Vardar), Safet Rexhepi (Akademia FFM), Abdullah Hasani (Vardar), Darko Stojanovski (Akademia FFM), Oktaj Rakipi (Akademia FFM), Ramiz Beroviq (Rabotniçki), Hristijan Gjeorgievski (Akademia FFM), Petar Davkovski (Vardar), Behar Feta (Akademia FFM), Dashmir Elezi (Shkëndija), Leo Andrevski (Vardar), Antonio Markov (Vardar), Murezan Neziri (Nju Stars), Alban Taipi (Renova), Vane Krstevski (Akademia FFM);

Seleksionues: Zvonko Zlatanovski.

Maqedonia U15 nesër hap turneun kundër seleksionit të qytetit të Sarajevës, ndërsa pasojnë ndeshjet me BeH dhe seleksionin e qytetit të Beogradit.

Përfaqësuesja U16 do të merr pjesë në turneun zhvillues gjithashtu në Sarajevë në të cilin do të luajnë edhe Azerbejxhani, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Seleksionuesi Mario Vujoviq për këtë turne në përfaqësuesen U16 të Maqedonisë ka ftuar këta futbollistë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Aleksa Jordanov (Crvena Zvezda), Filip Kostovski (Nju Stars), Antonolij Petelçuk (Vardar), Ali Asani (Vardar), Spase Terziev (Akademia Pandev), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Jasin Sali (Nju Stars), Gorazd Stojmenov (Nju Stars), Ivan Nikollov (Akademia Pandev), Marko Ilievski (Vardar), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Vllade Novevski (Vojvodina), Vasko Ivanov (Akademia Pandev), Mario Kosteski (Rabotniçki), Fesnik Saliu (Vardar), Metodi Maksimov (Rabotniçki) dhe Azer Omeragiq (Vardar);

Seleksionues: Mario Vujoviq

Më 11 prill Maqedonia luan kundër Azerbejxhanit, dy ditë më vonë përballemi me BeH, ndërsa më 15 prill pason ndeshja me Kroacinë. 



   
   
Reprezentacioni A