Maqedonia U 21: Të shëndoshë, të përgatitur, me padurim pritet ndeshja me Skocinë

Publikuar më 02 Септември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sonte në orën 20:30 në Edinburg zhvillon ndeshjen eliminatore kundër Skocisë, për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2017. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski pas 7-të raundeve në grupin kualifikues janë në ndarje të pozitës së dytë dhe kanë mundësi të madhe për rezultat pozitiv sot me të cilin të vazhdonin ëndërën për pjesëmarrje në një event madhor. Egzon Bejtullai do të laujë një prej ndeshjeve vendimtare për Maqedoninë U 21, nga e cila mund të fitohet shumë.  

“Të gjithë e dimë se Skocia është përfaqësuese e fortë, mirëpo seleksionuesi na ka përgatitur mirë dhe me padurim presim ndeshjen. Takimi i sontshëm është shumë i rëndësishëm për të mbetur në krye të grupit dhe të jemi një hap pranë Kampionatit Evropian. Besoj se do t’ia dalim”, shprehet Bejtullai, anëtari i Shkëndijës së Tetovës.

Maqedonia kundër Skocisë do të luajë dy herë në tre xhirot e fundit. Përfaqësuesja jonë ka 12-të pikë, aq s aka edhe Islanda, ndërsa lider është Franca. Mirëpo, Maqedonia në tre duelet e fundit si mysafire ka fituar 7-të pikë dhe nuk ka disfatë, me dy fitore (Irlandën e Veriut dhe Ukrainën) dhe një barazim kundër Francës.

“Jemi të shëndoshë, të gatshëm dhe mezi presim ndeshjen. Në terenin në Edinburg duhet të tregojmë se jemi më të mirë se Skocia. Në këto eliminatore kemi treguar forcë dhe dituri, nuk duhet shumë të fokusohemi të kundërshtari, por duhet të mbështetemi në nivelin tonë dhe mënyrën e lojës, ashtu do të mund të mbetemi në krye të grupit”, deklaron Darko Velkovski, futbollisti i Vardarit. 



   
   
Reprezentacioni A