Maqedonia U 21: Të gatshëm të arsyetojmë besimin

Publikuar më 22 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Maqedoni-Mali i Zi

Ndeshje kontrolluese

24 mars 2017, ora 14:00

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”-Shkup.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë gjenerata e lojtarëve të lindur në vitet 1996/97 vazhdon përgatitjet për ndeshjen kontrollulese me Malin e Zi. Pas dy stërvitjeve në stadiumin në Gjorçe Petrov, sot përfaqësuesja e drejtuar nga Bllagoja Milevski ushtroi në kompleksin “Petar Milloshevski”.

Futbollisti i Rabotniçkit, Elif Elmaz thotë se ndeshja me malazezët është test i vërtetë për gjeneratën e re të futbollistëve deri 21 vjeç.

“Për secilin futbollist është gëzim kur ka mundësi të jetë pjesë e një përfaqësueseje nacionale, në asnjë mënyrë nuk ndjejmë presion, përkundrazi. Për ne është privilegj që jemi zgjedhur të jemi pjesë e formacionit të Maqedonisë dhe japim gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin. E dimë mënyrën e punës në përfaqësuese, marrim me seriozitet detyrat të cilat i kontrollon stafi teknik dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Kjo është gjeneratë e re, mirëpo kemi kualitet për rezultate të reja të mëdha. Shpresoj në paraqitje të mirë kundër Malit të Zi”, deklaroi Elmaz.

Sulmuesi Petar Petkovski thotë se maksimalisht të motivuar do të hyjnë në përballjen me Malin e Zi.

“Edhe pse është ndeshje kontrolluese gjithë jemi maksimalisht të motivuar dhe të premten shkojmë në fitore. Hyjmë pa presion dhe frikë, me qëllim të luajmë më mirë që mundemi. Kënaqemi në seancat stërvitore, shpresoj që atë mënyrë të punës ta bartim edhe në teren gjatë ndeshjes”, potencoi lojtari i Vardarit. 



   
   
Reprezentacioni A