Maqedonia U 21 me fitore te sigurte kundër Malit të Zi

Publikuar më 24 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Gjenerata e re e futbollistëve të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë kanë mundur Malin e Zi me rezultat 2:0 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski kishin kontrollin e lojës gjatë gjithë takimit, kishin mundësi më të mira prej të cilave shfrytëzuan dy dhe me meritë morrën fitoren.

Mundësinë e parë e kishte Maqedonia në minutën e 12-të kur Petkovski goditi skaj portës pas asistit të Babunskit. Në minutën e 23-të Kukuliqiq lëshoi goditjen e vetme më serioze drejt portës tonë, mirëpo Mujoviq ishte i kujdesshëm.

Aksionin më të bukur në pjesën e parë e kurorëzuam me gol për epërsi 1:0. Lëvizje e mrekullueshme e Elif Elmazit në minutën e 31 kur pas asistit të Dorian Babunskit, hedh nga loja bukur mbrojtësin kundërshtar dhe me goditje precize shënon për epërsi të shpresave të vendit.

Në minutën e 34 për pak sa nuk dyfishuam rezultatin, mirëpo Tihomir Kostadinov goditi skaj portës së Malit të Zi.  

Seleksionuesit e dy përfaqësueseve gjithë zëvendësimet i bënë në pjesën e dytë në të cilën Maqedonia sërish kishte kontroll të lojës në teren. Para golit për 2:0 në minutën e 75-të, goditja e Dorian Babunskit nga distanca u bllokua. 15-të minuta para fundit Kostadinov u ndal me faul në zonën kundërshtare, ndërsa arbitri Meçkarovski me të drejtë tregoi penalti. Konstantin Çeshmexhiev ishte realizator i suksesshëm, duke ngritur shifrat në 2:0.

Deri në fund Maqedonia U 21 mundej të shënojë fitore edhe më bindëse, mirëpo Abaz dhe Kuleski nuk ishin të koncentruar si duhet në përfundim të aksioneve premtuese për gol.

MAQEDONI-MALI I ZI

Ndeshje kontrolluese/Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”

Golashënues: 1:0 – Elif Elmaz (31`), 2:0 – Konstantin Çeshmexhiev (75` pen.);

MAQEDONIA U 21: 1. Senad Mujoviq, 2. Jovan Popzllatanov (Davor Zdravkovski 83`), 3. Aleks Simovski, 4. Konstantin Çeshmexhiev, 6. Aleksa Amanoviq (David Atanaskovski 60`), 8. Ennur Totre (Benxhamin Demir 60`), 9. Petar Petkovski (Emil Abaz 69`), 10. Elif Elmaz (Filip Stojanovski 69’), 14. Nikolla Kuleski (Stefan Jevtovski 69`), 19. Dorian Babunski (Remzifaik Selmani 60)`, 20. Tihomir Kostadinov (Din Allomeroviq 83’)

Seleksionues: Bllagoja Milevski

MALI I ZI U 21: 1. Lazar Careviq (Marko Novoviq 69`), 2. Momçillo Rasho, 6. Luka Uskokoviq (Janik Filipoviq 45`), 9. Boris Cmiljaniq, 10. Oliver Sharkiq, 11. Mihajllo Petroviq, 13. Armin Pjetroviq (Milija Golluboviq 45`), 16. Andrija Vukçeviq (Marko Vuqiq 78`), 17. Nikolla Niloviq (Stefan Bajiq 78`), 18. Miomir Gjurqkoviq (Driton Camaj 69`) 21. Filip Kukuliqiq (Stefan Vukçeviq 69`);

Seleksionues: Mojas Radoljiq

Më 28 mars (e martë) me fillim në orën 14:00 përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë në përbërje me futbollistë që do të luajnë në KE në Poloni, do të zhvillojë ndeshje kontrolluese kundër Bullgarisë. Dueli zhvillohet në terenin e qendrës sportive “Petar Milloshevski”.



   
   
Reprezentacioni A