Maqedonia U 19 mundet 4:1 nga Turqia

Publikuar më 26 Февруари, 2015 Lajme, Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë ka zhvilluar ndeshje kontrolluese kundër Turqisë. Në teren mysafit në Stamboll shpresat e vendit pësuan disfatë me rezultat 4:1.

Përfaqësuesja turke hapi rezultatin me golin e Hakan Ilmazit në minutën e 26-të. Dy minuta më vonë përfaqësuesja vendase shënoi edhe golin e dytë me anë të Xhengiz Inder. Golin e tretë për Turqinë e shënoi Alperen Babaxhan në minutën e 34. Maqedonia në minutën e 36-të nuk shfrytëzoi goditje nga pika e bardhë, pasi nuk arriti të realizojë Vllatko Stojanovski. Dy minuta më vonë Sllobodan Bocevski zbuti rezultatin në 3:1, me çka skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë loja ishte e baraspeshuar, ndërsa në minutën e 84 Fatih Aktai shënoi golin e 4, duke vendosur me këtë rezultatin final të takimit.

Udhëheqësi i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë, Goran Staniq ndeshjen e luajti me këtë formacion: Filip Iliq, Sllobodan Bocevski, Kristijan Karanfillovski (Davor Zdravkovski 57’), Din Allomoroviq (Ivo Naumovski 74’), Darko Digallovski, Stefan Jeftovski, Emil Abaz, Sashe Shopovski (Igor Perçinkov 46’), Petar Petkovski, Valentin Koçovski (Martin Mirçevski 46’), Vllatko Stojanovski (Filip Krstevsi 46’).

Turqia: Muhamed Shengezer, Pollat Savash, Shenoll Berkin Ali, Alperen Babaxhan, Hasan Kuruxhai, Emirhan Aidogan, Xhengiz Inder, Alixhan Uzfesli, Oguzxhan Pallaz, Muhamed Samed Karakoç, Sabit Hakan Ilmaz.



   
   
Reprezentacioni A