Maqedonia U 18: Dy ndeshje me Azerbajxhanin në Baku

Publikuar më 07 Април, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Azerbajxhanit në teren mysafir. Përfaqësuesja e drejtuar nga Vujadin Stanojkoviç udhëton për në Baku ku do të testojë formën në dy përballjet me Azerbajxhanin. Në listën e seleksionuesit Stanojkoviç për këto ndeshje janë gjetur këta futbollistë:

Portirë: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Metalurg);

Mbrojtës: Agron Rufati (Lokomotiva Zagreb), Antonio Mitrov (Crvena Zvezda), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Kiril Ristovski (Rabotniçki), Mihail Manevski (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Marko Ferukovski (Ofenbah Kikers), Hristijan Delevski (Akademia Pandev), Filip Stojçevski (Vardar), Enis Fazllagiç (Shkëndija), Bane Manevski (Lokomita Beograd), Bojan Miovski (Bregallnica), Kristijan Trapanovski (Akademia Pandev);

Sulmues: Nikolla Bogdanovski (Teleoptik Beograd), Mario Stankovski (Rabotniçki), Bojan Koelvski (Vardar).

Ndeshjet me Azerbajxhanin luhen në terenet e qëndrës së futbollit në Baku. Ndeshja e parë është caktuar të luhet më 11 prill me fillim në orën 15:00, ndërsa takimi i dytë luhet dy ditë më vonë në termin të njëjtë. Në këto ndeshje nuk do të paraqiten tre lojtarë të rëndësishëm si Elif Elmas (Rabotni­çki) dhe Darko Çurlinov (Keln) të cilët kanë obligime me klubet e tyre, ndërsa Dimitar Mitrovski (Sporting) ka të lënduar gjurin.

“Vazhdojmë me serinë e ndeshjeve kontrolluese. Takimet me Azerbajxhanin janë edhe një mundësi për tu përgatitur më mirë për sfidën kryesore, si që është turneu kualifikues në Maqedoni. Kemi grup të fortë me Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshajnin. Mungesa e Dimtar Mitrovskit, Elif Elmasit dhe Darko Çurlinovit janë mundësi për tu dhënë shans për të luajtur futbollistëve tjerë. Shpresojmë në paraqitje të mira”, shprehet seleksionuesi Vujadin Stanojkoviç.



   
   
Reprezentacioni A