Maqedonia U 16: Dy ndeshje kontrolluese kundër Armenisë

Publikuar më 07 Март, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshjet do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”. Takimi i parë luhet të shtunën, ndërsa përballja e dytë në program është të hënën. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

Seleksionuesi Goran Staniq për ndeshjet me Bejllorusinë ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Filip Xhamtovski (Makedonija Gj.P.), Matej Andov (Vardar);

Mbrojtës: Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Vane Tasevski (Sasuolo-Itali), Mishko Arsovski (Rabotniçki), Krisijan Trpçevski (Nju Stars), Boris Jakimovski (Rabotniçki), Alen Jusufov (Rapid Viena-Austria);

Mesfushorë: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Roni Sinani (Gostivar), Bojan Dimkovski (Vardar), Kire Trpçevski (Rabotniçki), Alen Liçina (Rabotniçki), Kushtrim Tairi (Shkëndija), Agon Elezi (Shkupi), Vllade Novevski (Vojvodina-Serbi), Besir Baftijari (Teplice-Çeki), Amar Koleshinac (Olimpija-Slloveni);

Sulmues: Divid Toshevski (Rabotniçki), Ibraim Arif (Akademia Pandev).

Me këto takime fillon seria e ndeshjeve përgatitore për këtë gjeneratë për ciklin kualifikues që do të zhvillohet në Shkup në tetor të këtij viti. Përveç Maqedonisë në turne do të marrin pjesë edhe Sllovakia, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina. Deri në fillim të kualifimeve përfaqësuesen e pret edhe turneu zhvillues në muajin prill ku do të presim Rumaninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin. Në maj luajmë dy ndeshje me Azerbajxhanin, ndërsa në prill presim Qipron.

“Ndeshjet me Armeninë janë mundësi e mirë për të provuar formën e secilit futbollist. Për shkak të anulimit të kampit në Dojran nuk kishim mundësi të shikojmë çfarë potenciali posedojnë një pjesë e futbollistëve që luajnë jashta vendit. Ata për herë të parë do të jenë me ne. Në këtë mënyrë do të kemi pasqyrë më të qartë për potencialin e tyre. Njëkohësisht do të testojmë formën e futbollistëve tjerë. Kemi caktuar 7-8 ndeshje kontrolluese dhe besojmë se deri në start të kualifikimeve do të arrijmë formën e duhur”, u shpreh seleksionuesi i përfaqësueses U 16, Goran Staniq. 



   
   
Reprezentacioni A