Maqedonia triumfon në Haica, mund 1-0 Izraelin

Publikuar më 03 Септември, 2017 Lajme, Lajme


Fitore shumë e rëndësishme e përfaqësueses së Maqedonisë kundër Izraelit në terrein e nxehtë në Haifa. Futbollistët tanë dominuan, krijuan më shumë shanse dhe në fund, me golin e Goran Pandevit fituan 1:0. Me tre pikët e fituara Maqedonia me optimizëm të madh pret duelin me Shqipërinë, të martën në Strumicë.

Pjesë e parë e shkqlyeshme edhe pse pa gola në Haifa. Maqedonia u tregua si kundërshtar shumë më i mirë se vendasi, Izraeli. Nxitjet e para erdhën në minutën e 21 kur Alioski harkoi nga goditja e dënimit në të djathtë, ndërsa Ristevski duket se shënoi gol të rregullt, mirëpo arb itri Eskov me pak mëdyshje tregoi pozicion jashtëloje për Nestorovskin. Vednasit u kanosën në minutën e 27-të kur Ben Haim shfrytëzoi gabimin e mbrojtësve tanë, por Dimitrievski kontrollon këtë goditje.

Në minutën e 33-të pak mungoi vendasit të shënojnë autogol. Sërish goditje dënimi nga Alioski, kësaj rradhe nga e majta, harkim i bukur, ndërsa Cedek me kokë plason pranë portierit të vet Glazer, për fat të Izraelit topi ndalet në shtyllë dhe kthehet në teren. Pesë minuta më vonë kombinim i bukur i Bardhit dhe Alioskit në të majtë, ndërsa harkimin ideal e pret keq Velkovski.

Pjesa e dytë filloi me shans të re nga ndërprerja. Bardhi hakroi nga këndi, mirëpo Pandev nuk kishte pozitë më të mirë për të pranuar topin dhe arriti të godasë vetëm skaj portës.

Në minutën e 60-të mundësia më e mrië për vendasit, kur Hamed godet rrezikshëm, ndërsa në mënyrë të çuditshme pret Dimitrievski. Në topin e dëbuar arrin Yahavi, mirëpo Ristovski në moment të fundit largon në rivënie nga këndi.

Në minutën e 74 1:0 për Maqedoninë. I sapoinkuadruari Elif Elmas prnoi topin në diku rreth 30 metra larg portës dhe me asist të përkryer shërben për Goran Pandevin, ndërsa kapiteni me një të majtë precize dërgon topin në rrjetë për epërsi dhe gëzim të madh të futbollistëve tanë.

Në fund ky rezultoi epilogu i këtij takimi që sjell fitore të rëndësishme për Maqedoninë në eliminatoret për KB Rusi 2018.

IZRAEL-MAQEDONI 0:1 (0:0)

Stadiumi: “Sami Ofer” në Haifa

Shikues: 11 000

Arbitër kryesor: Aleksej Eskov nga Rusia

Golashënues: Pandev (M) 74’

Kartona të verdhë: Bardhi dhe Elmas (M)

Izraeli: Glazer, Biton (Keltins 71’), Ben Haim, Melikson, Zahavi, Koen, Ben Haim II (Ajbinder 54’), Ohana (Hamed 46’), Cedek, Davixada, Kaba.

Maqedonia: Dimitrievski, Ristevski, Musliu, Alioski, Pandev, Bardhi (Zajkov 89’), Ristovski, Velkovski, Nikollov (Elmas 63’), Spirovski, Nestorovski (Radeski 86’).



   
   
Reprezentacioni A