Maqedonia stërvitet në Riga, Musliu e Spirovski paralajmërojnë fitore

Publikuar më 07 Септември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot pasdite zhvilloi seancën e parë stërvitore në stadiumin "Arkadia" në Riga në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e eliminatoreve për Euro 2020 të hënën kundër Letonisë.

Me rëndësi të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje për çdo pikë. Në letër jemi favoritë, por patjetër të jemi të kujdesshëm. Patjetër të eliminojmë gabimet që u shfaqën në ndeshjen me Izraelin dhe të kemi kontuinitet në lojë ashtu si dimë. Letonia shënon rezultate negative, u mundën me rezultat të thellë në Austri, por kjo mund t'i motivojë qē në terren vendas të luajnë më mirë kundër neve. Ne duhet të shohim lojën tonë dhe mos ngarkohemi me rivalin“, deklaroi mbrojtësi, Visar Musliu.

„Në Izrsel fituam vetëm një pikë edhe pse u paraqitëm solid. Kishim raste dhe nëse do të fitonim nuk do të ishte pa meritë. Kundër Letonisë jemi favoritë dhe besoj se këtë do ta dëshmojmë në terren për të shënuar fitore“, u shpreh mesfushori Stefan Spirovski.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë të dielën në orën 10:00 do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin ku të hënën përballemi me Letoninë.



   
   
Reprezentacioni A