Maqedonia përballë Spanjës në finale të turneut të futsallit

Publikuar më 28 Октомври, 2014 Fustsall

Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë do të përballet në finale me Spanjën në turneun ndërkombëtar që e organizon Federata e Futbollit të Maqedonisë në Qendrën Sportive ‘Boris Trajkovski’ në Shkup.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në gjysmëfinale mundi Finlandën me rezultat 5:4, ndërsa në takimin e parë Spanja fitoi bindshëm 11:1 kundër Turqisë. 

Maqedonia më vështirë se sa pritej arriti të marë fitoren kundër Finlandës. Darko Rangotov shënoi tre minuta para fundit të ndeshjes më rezultat përfundimtar 5:4. Finlanda zhbllokoi e para rezultatin në minutën e 10-të me golin e Jurkainenit, pasi paraprakisht Maqedonia nuk shfrytëzoi disa raste të shkëlqyeshme për gol. Në minutën e 14-të Arsovski realizoi pas asistit të Gligorovit për barazim 1:1, ndërsa në fillim të pjesës së dytë kapiteni Zoran Leveski shënoi për epërsi 2:1. Finlandezët u kthyen në simetri rezultati pas vetëm një minuti kur barazoi Hosio, mirëpo Rangotov me golin e dytë personal solli epërsi të re, tani 3:2. Finlanda nuk u dorëzua dhe arriti të bëjë përmbysje të plotë pas disa minutave dhe me golin e Autios siguruan epërsi 4:3. Në vazhdim Maqedonia krijoi disa shanse të mira, ndërsa iniciativa dha rezultat në minutën e 35-të kur portieri kundërshtar Savolainen gaboi në hedhjen e topit në fushë, duke i’a dhuruar Gligorovit, i cili shfrytëzoi këtë mundësi dhe shënoi gol për barazim 4:4. Golin e fitores për Maqedoninë e shënoi Darko Rangotov në minutë e 37-të të takimit.

Të martën në finale të këtij turneu ndërkombëtar Maqedonia do të përballet me Spanjën nga ora 21:30, ndërsa Finlanda për vendin e tretë do të luajë me Turqinë, e cila në gjysmëfinalen e parë u mund me rezultat bindës 11:1 nga ‘furia e kuqe’. Ndeshja për vendin e tretë luhet të martën e fillim në orën 19:30.




   
   
Reprezentacioni A