Maqedonia në futsall mundet nga Franca U23 edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 14 Април, 2022 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë është mposhtur me rezutlat 3:0 nga Franca U23 në ndeshjen e dytë kontrolluese.

Në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, kundërshtari me meritë arriti një fitore tjetër ndaj lojtarëve tanë.

Dueli i parë i zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve u mbyll me rezultat 5:3 në favor të Francës.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Nama Traore në minutën e 18-të. Në minutën e 24-të gol i ri në rrjetën tonë me autor Melanie Anatole, ndërsa shifrat finale 3:0 i vendosi Betgha Houese në minutën e 32-të të ndeshjes. 




   
   
Reprezentacioni A