Maqedonia mundet nga Italia në Romë

Publikuar më 17 Ноември, 2023 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nuk arriti të bëjë një surprizë të re në ndeshjet me Italinë dhe pësoi disfatë 5:2 në ndeshjen e sotme në “Olimpico” në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian.


Italianët ishin të vendosur për të na mposhtur pas tre ndeshjesh, objektiv që ia dolën dhe kështu do të luftojnë me Ukrainën për një vend në grupet e Europianit.


Azurrët bënë diferencën në pjesën e parë në të cilën na mundën plotësisht, ku shënuan tre gola  Darmianin dhe dy herë gjeti rrjetën Chies. Stole Dimitrievski priti penalltinë e Jorginhos në pjesën e parë.


Pas pauzës luajtëm shumë më mirë, ndryshimet që bëri seleksionuesi Milevski dhanë rezultat dhe me dy golat e Atanasovit arritëm në 3-2.


Fundi edhe një herë i takoi nikoqirit që konfirmoi triumfin me anë të Raspadorit dhe El Shaarawyt. 


Ndeshjen e fundit në grup do ta luajmë më 20 nëntor kundër Anglisë në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A