Maqedonia mundet nga Gjermania në turneun eliminator në Poloni

Publikuar më 14 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në një ndeshje interesante, emocionuese dhe të hapur është mposhtur nga Gjermania, në kuadër të xhiros së dytë të turneut eliminator që po mbahet në Poloni për kualifikim në fazën elitare.

Futbollistët tanë të rinj zhvilluan një tjetër ndeshje të mirë, në pjesën më të madhe të takimit u përballën në mënyrë perfekte me Gjermaninë e fortë, e cila është favorit absolut në grupin tonë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Të dyja përfaqësueset humbën disa raste të mira për të shënuar.

Në vazhdim të ndeshjes u shënuan të 4 golat. Në minutën e 57-të Gjermania hapi rezultatin. Pejçinoviq ishte golashënuesi i golit kryesor për përfaqësuesen e tij. Në minutën e 63-të të përzgjedhurit e seleksionuesit, Toni Jakimovski shënuan gol për të barazuar rezultatin ndaj favoritit të madh. Golin për Maqedoninë e shënoi Gjorgjievski. Vetëm katër minuta më vonë, Gjermania me Bishof merr një avantazh të ri. Në minutën e 75-të, Bishof shënon një tjetër gol për të finalizuar shifrat 3:1 për Gjermaninë në takimin e sotëm.

Maqedonia: Xhekov, Arizankovski, Markovski, Stojilevski, Xhekov, Nikolovsi, Zendelovski, Gjorgjievski, Elmas, Nazifi, Danev;

Seleksionues: Toni Jakimovski

Në ndeshjen e dytë të Grupit tonë, përfaqësuesja polake, shënon fitoren 3-0 ndaj Kazakistanit.

Në xhiron e fundit të turneut për kualifikim në fazën elitare, do të përballemi me Kazakistanin më 17 tetor në orën 15:30.




   
   
Reprezentacioni A