Maqedonia mundet në transfertën me Armeninë

Publikuar më 16 Октомври, 2018 Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar disfatë 4:0 në transfertën me Armeninë në Jerevan në takimin e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve.

Maqedonia vinte me seri pozitive prej tre fitoreve të njëpasnjëshme, mirëpo u ndesh me rival të disponuar që në momente kishte edhe ndihmën e arbitrave.

Pici në minutën e 12-të shënoi për 1:0 pas një gabimi të portierit Dimitrievski. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën vendasit realizuan edhe tre herë për fitore bindëse. Fillimisht Maqedonia humbi tre mundësi të mira për të barazuar. Movsisyan në minutën e 67-të shënoi për 2:0, Ghazaryan në të 81-ën çoi shifrat në 3:0, ndërsa Mkhitaryan në kohën shtesë vendosi rezultatin final 4:0. Maqedonia ndeshjen e mbylli me 10-të futbollistë pasi me të kuq u përjashtua Elmas, ndërsa vlen të ceket se në pjesën e parë arbitrat nuk dhanë penalti të pastërt kur me faul të ashpër në zonë u ndal Bardhi.

Kjo ishte disfata e parë e Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të fazës së grupeve ku kërkohet të mbrohet pozita e parë.

Luajtën edhe: Elmas, Nestorovski dhe Hasani.




   
   
Reprezentacioni A