Maqedonia mundet bindshëm nga Anglia

Publikuar më 19 Јуни, 2023 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë humbi bindshëm me rezultat 7:0 nga Anglia në ndeshjen eliminatore të xhiros së tretë për Kampionatin Evropian 2024.


Maqedonia kishte dy barazime kundër Anglisë në vitin 2002 dhe 2006, por sonte thjesht nuk mund të përsëriste diçka të tillë në Old Trafford, e cila u bë e qartë që në pjesën e parë.


Përfaqësuesja jonë pësoi tre gola në pjesën e parë, ndonëse arriti të mbrohet mirë deri në minutën e 29-të. Pasi pranuam golin e parë, sulmet e futbollistëve vendas thjesht nuk u ndalën.


Harry Kane hapi rezultatin pas pasimit të Luke Shaw, por në fund të pjesës, Bukayo Saka dhe Marcus Rashford realizuan nga një gol.


Fillimi i pjesës së dytë ishte paralajmërim i humbjes së rëndë. Bukayo Saka shënoi një gol fantastik për 4:0, i njëjti lojtar kompletoi hat-trick në minutën e 51-të dhe më vonë Phillips dhe Kane shënuan gol për shifrat finale 7:0.


Në konferencën për media pas ndeshjes, seleksionuesi Milevski i kërkoi falje mbarë popullit për humbjen e thellë dhe paraqitjen e dobët.


“Dua t'i kërkoj falje mbarë popullit maqedonas për paraqitjen tonë. Unë jam  trajneri i kësaj skuadre, unë zgjedh lojtarët dhe përgjegjësia është e imja. Dua ti kërkoj falje gjithë kombit dhe një ndjesë të veçantë për të gjithë tifozët, veçanërisht ata që erdhën për të na mbështetur në Mançester.


Fatkeqësisht, gjëra të tilla ndodhin në futboll. Këta janë të njëjtët futbollistë që kanë luajtur me Italinë dhe Portugalinë. Unë jam i njëjti trajner, por ka ditë të tilla në futboll. Dështuam në çdo mënyrë. Duke filluar nga unë, pastaj në të gjitha linjat e fushës. Unë jam përgjegjës në radhë të parë, unë zgjedh lojtarët dhe vendos se kush do të luajë. Luajtëm kundër skuadrës më të fortë në Evropë, por dështuam në të gjitha pritshmëritë tona. Kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Unë jam një luftëtar dhe nuk kam në plan të dorëzohem, duhet të jemi të fortë dhe të bashkuar edhe në momente të vështira si kjo”.



   
   
Reprezentacioni A